ONLINE HELP DESK

Për Punonjësit e Zyrës së Arkivit dhe Protokollit të Njësive të Qeverisjes Vendore

Ky portal online është hartuar me synim rritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve të protokollit dhe arkivave të njësive të qeverisjes vendore në funksion të ofrimit të shërbimeve administrative cilësore dhe efektive ndaj qytetarëve.

STAR2 - Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, Suedia, Italia, Zvicra, USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqiptare. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri. Ky portal është hartuar ne kuadër te asistencës “Ngritja e kapaciteteve të arkivave të qeverisjes vendore”. Ai reflekton këndvështrimet e autorëve të tij dhe jo në mënyrë të domosdoshme pikëpamjet e institucioneve të lartpërmendura.

Në vitin 2016, Qeveria Shqiptare, në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP – në Shqipëri, filloi zbatimin e projektit “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale – STAR2” me shtrirje në të 61 bashkitë e vendit me qëllim që të përmirësojë kapacitetet institucionale të administratave vendore, të ofrojë shërbime dhe të angazhojë qytetarët, që së bashku synojnë të nxisin një qeverisje më të mirë vendore. Projekti u mundësuame mbështetjen financiare dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, USAID dhe qeverive të Suedisë, Italisë dhe Zvicrës.

Një nga fushat e përcaktuara të asistencës së projektit STAR2, bazuar dhe në vleresimet e kryera në bashkitë e vendit gjatë periudhës 2015-2016, është mbështetja teknike për të përmirësuar gjendjen e arkivave vendore, në mënyrë të veçantë për të zbatuar standardet teknike dhe ligjore. Kjo asistencë parashikon:

- Vlerësimin e situatës aktuale të arkivave dhe stafit pergjegjës.

- Hartimin e manualit te trajnimit për punonjësit e arkivit dhe protokollit.

- Ofrimin e trajnimeve dhe certifikimin e punonjësve të arkivit dhe protokollit të 61 bashkive.

- Ndihmën e specializuar në vendin e punës.

- Ofrimin e ndihmës on-line me anë të një help-desku qendror.

- Sigurimin e kutive dhe dosjeve te nevojshme për arkivimin e dokumentacionit ekzistues.

- Bashkitë të kenë zbatuar standardet ligjore në procesin e arkivimit fizik, të kenë rritur ekspertizën teknike të stafit, si dhe të kryejnë procesin e arkivimit të certifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në mënyrë të pavarur.